Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë duke dhënë informacione për motin, kësaj radhe profesori Sylë Tahirsylaj pati një paraqitje krejt tjetër në emisionin e mëngjesit.
Ai ishte i ftuar në rubrikën “Rikthim në kohë” ku kishte përzgjedhur shtatë këngë të cilat ndërlidhen me momente të rëndësishme të jetës së tij.
Në përzgjedhjen e tij dominonin këngët patriotike dhe derisa transmetoheshin disa prej tyre, ai u emocionua dhe u përlot.
Rrëfimet e tij dhe arsyet e lotëve mund t’i kuptoni në videon më poshtë.