Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se Kosova e humbi sot një intelektual e patriot.
Krasniqi këto fjalë i tha për ish –Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili ndërroi jetë.
Ai thekson se, Boja për shumë vjet punoi për lirinë e vendit.
Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës.
Postimi i plotë:
Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë.
Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës.