Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se, sot serbët kanë vendosur në njërën nga shumëkatëshet në prapavijë të lapidarit të Lazarit, një flamur trengjyrësh serb me gjatësi 20 metra, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
Në njoftimin e këtij agjencioni, thuhet se në veri të Mitrovicës në afërsi të lapidarit të mbretit Lazar, sot është vendosur flamuri më i madh i Serbisë, me rastin e ditës së unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, transmeton TV Most.
Mësohet se flamuri trengjyrësh serb, ka dimensione prej 20 metra gjatësi dhe 6 metra gjerësi.
Festa e sotme është simbolikë për shënimin e ditës së depërtimit të frontit të Selanikut, dhe festohet si festë që nga viti 2020.
Gjatë ditës së sotme, sipas TV Most, janë bërë përgatitje për shënimin e saj në katër komunat në veri të Kosovës, por edhe në komunat tjera, si Graçanicë, Shterpcë etj...por edhe në vendet ku jetojnë serbët, qoftë në veri apo në jug të lumit ibër , shkruan “Kosovo-online”.