Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen me 17 tetor.
E me këtë rast, ka filluar edhe mobilizimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me Listës Serbe.
Presidenti serb do të takohet nesër me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, njofton shërbimi për shtyp i presidentit, raporton Tanjug, përcjell “Bota sot”.
Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit serb.