Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se për të është e rëndësishme që ta ruajnë sigurinë serbëve në Kosovë, dhe se aktgjykimi i shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit është i një rëndësie kyçe për Serbinë.
Ai këtë deklaratë e tha kur u pyet se si e komenton deklaratën e homologut të tij kosovar, Albin Kurtit, i cili ka thënë se do ta fusin në përdorim sërish masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Është e rëndësishme për ne që të ruajmë sa më shumë sigurinë e njerëzve tanë në Kosovë. Kjo është arsyeja se pse ne do të shohim se cili do të jetë reagimi ndaj vendimit të shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit. Kjo është e një rëndësie kyçe për ne“,ka thënë Vuçiq.
Gjykata e Apelit në Kosovë e kishte konfirmuar dënimin ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviqit, për deklaratën që mohon Masakrën e Reçakut. Shkalla e parë e dënoi Todosijeviqin me dy vjet burgim.
Ndërsa Kurti dje në konferencën pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel, u deklarua rreth masës së reciprocitetit.