Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku njoftoi për vdekjen e të riut Faruk Lushtaku, të cilin e kishte djalë axhe.
Sami Lushtaku, shkruan se Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës.
“Djali i axhës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante.
Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shembull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri. Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku! SL”,shkroi Lushtaku në profilin e tij në facebook.