Policia e Kosovës në Rahovec ka mbyllur një lokal në fshatin Xërxë.
Në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it, Policia e Kosovës e mbylli lokali pasi aty ishte organizuar muzikë live dhe kishte shumë mysafirë.
Veprimet e ndërmarra nga ana e patrullës policore dhe inspektorët kanë qenë:
-Një fletëparaqitje dhe mbyllja e përkohshme e lokalit e shqiptuar nga Inspektorët e AUV-it
-Dhe 18 fletëparaqitje ndaj pjesëmarrësve brenda në lokal
Policia e Kosovës edhe me këtë rast apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet që janë në fuqi, pasi toleranca për shkeljet e tyre do të jetë zero.