Një lokal në fshatin Xërxë të komunës së Gjakovës është mbyllur nga Policia së bashku me inspektorët e AUV-it.
Arsyeja është se në lokal u organizua një mbledhi me muzikë live dhe me shumë mysafirë.
Policia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar se veprimi i tillë është ndërmarrë duke u bazuar në masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19.
Përveç mbylljes ndaj lokalit është shqiptuar fletëparaqitje.
Fletëparaqitje sipas Policisë u janë shqiptuar edhe 18 personave të cilët ishin brenda lokalit.
Policia ka apeluar që të respektohen masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Njoftimi:
Gjakovë, më 16 shtator 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19. Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, datë 15.09.2021, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Rahovec, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë mbyll një lokal në fshatin Xërxë pasi aty ishte organizuar muzikë live dhe kishte shumë mysafirë.
Veprimet e ndërmarra nga ana e patrullës policore dhe inspektorët kanë qenë:
-Një fletëparaqitje dhe mbyllja e përkohshme e lokalit e shqiptuar nga Inspektorët e AUV-it
-Dhe 18 fletëparaqitje ndaj pjesëmarrësve brenda në lokal
Policia e Kosovës edhe me këtë rast apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet që janë në fuqi, pasi toleranca për shkeljet e tyre do të jetë zero.