Nëse qeveria Kurti me draft-ligin e ri zgjeron kompetencat e FSK, policia ushtarake e FSK do të marr përgjegjësi të arrestojë pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe KFOR-in, nëse me veprimet e tyre shkelin aktivitetet e FSK-së, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.
Cilat do të jenë ato veprime të FSK që mund të shkelen, ashtu që pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut do të “mikpritjen” në burgjet e Kosovës, por ky qëllim ka pas jehonë të keqe në mesin e zyrtarëve të huaj në Kosovë.
Qëllimi i ligjit të Prishtinës – forcat ndërkombëtare të bëhen të tepërta
Profesori të drejtës ndërkombëtare dhe analisti ushtarak Srgjan Perishiç konsideron se e gjithë çështja është paksa e paqartë, por dyshon se kjo vjen nga “kuzhina amerikane “.
“Amerika është promotor i shndërrimit të FSK në Ushtri të Kosovës, ata së bashku me vendet tjera po pajisin, trajnojnë, por ushtria amerikane është kryesorja në atë rol. Pikërisht për këtë duke i kaluar nga FSK në Ushtri, me këtë ndryshim duan të porosisin KFOR-in se është i tepërt në Kosovë”, tha Perishiç.
Me fjalë tjera, me këtë ata dërgojnë porosinë se Kosova si shtet ka ushtrinë e vetë dhe misioni i KFOR-it është i tepërt, po kështu edhe misioneve tjera UNMIK edhe EULEX.
“Prishtina vetë do caktojë cilat forca ushtarake do mbeten në Kosovë jashtë misionit të KFOR-it, paramendohet se atë do jenë forcat amerikane, kroate edhe ndoshta gjermane, mbase edhe ndonjë shtet tjetër”, tha ai.
Amerika do të përmbyll krijimin e Ushtrisë së Kosovës
E gjithë kjo sillet para së gjithave rreth KFOR-it si mision të OKB-së, krahas misioneve tjera civile dhe forcave të sigurisë të shpallen të tepërta.
“Strukturat perëndimore në krye me ShBA e konsiderojnë me rëndësi instalimin e Ushtrisë së Kosovës që de fakto ekziston, por jo de jure dhe që do të jetë forca e vetme ushtarake në Kosovë. Në përkthim është NATO që do përfundimin e misionit të KFOR-it përmes forcave që do vazhdonin të qëndrojnë jashtë misionit me pëlqimin e Prishtinës. Pra me format tjetër përmes marrëveshjeve bilaterale mes qeverisë së Kosovës dhe NATO-së, apo Amerikës e Zagrebit”, shkruan ai.
Kroatët paralajmëruan kamp ushtarak përkundër KFOR-it
Perishiç përkujton se Kroacia para do kohe paralajmëroi ndërtim të kampit ushtarak jashtë misionit të KFOR-it me shtimin e ushtarëve. Amerikanët do mbanin Bondstillin, tash mbetet të shihet shteti i tretë që do të marr “të drejtën” për vendosje në Kosovë.
Draft-ligji i 9 shtatorit është fazën e konsultimeve, ndërsa sa për përkujtim Serbia ka paralajmëruar se një nga fuqitë e mëdha sivjet do të kërkojë tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Me atë rast nuk është përmendur cila fuqi është, por është thënë se informata vjen nga të dhënat informative të burimeve zyrtare.