Dyshohet se morën ryshfet, këta janë dy zyrtarët e arrestuar të MPB-së dhe MPJ-së

Lajme

Dyshohet se morën ryshfet, këta janë dy zyrtarët e arrestuar të MPB-së dhe MPJ-së

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:25
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi dje se ka ndaluar katër persona, 3 të cilët dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, si dhe njëri për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme. Media ka mësuar emrat e katër të arrestuarve.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se zyrtari i MPB-së që u arrestua është Abdyl Fazliu, kurse zyrtari i MPJD-së është Blerim Gerbeshi.

Image
Blerim Gerbeshi – MPJD

Përveç tyre është arrestuar edhe Junus Hasanin, i dyshuar për marrje ryshfeti.

Ndërsa i arrestuari tjetër, që dyshohet se ka pranuar ryshfet është Haki Haziri.

Image
Abvyl Fazliu – MPB

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat