Kohëve të fundit nuk është shfaqur shumë në publik. Madje, është treguar “indiferent” edhe ndaj procesit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen pas një muaji.
Por, sonte ish Ministri i Brendshëm, ish nënkryetari i LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës ka thyer heshtjen.
Ai ka publukuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, kur shihet gjersa mban fjalim para qindra simpatizantëve. Veliu nuk e ka përshkruar fare këtë fotografi, ndërsa ka marr shumë komente nga qytetarët.
“Kjo foto Gimo tregon se me ty u mbush salla e me këtë tjetrin as klasa jo”, shkruan një komentues.
Vlen të theksojmë se LDK për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka zgjedhur platformën online për mbajtjen e fushatës zgjedhore.