Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që po qëndron në Stamboll, pas takimit me presidentin turk Erdogan u adresua medieve të Serbisë, ku foli për takimin “në katër sy” me kolegun turk, ku ndër tjera tha “Biseduam për temat ekonomike, dialogu dhe tema për të cilat nuk do flas në opinion”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.
“Biseduam për shumë tema, para së gjithave për ekonomi, po ashtu është me rëndësi që Turqia mbështet dialogun, po edhe për tema tjera për të cilat do të flas në opinion”, tha Vuçiq duke shtuar se ka kënaqësi të paralajmëroi vizitën e tij deri në fund të vitit në Serbi.
Vuçiq theksoi se raportet me Turqinë janë miqësore, pasi dihet se Turqia është fuqi e madhe në regjion dhe Ballkan gjë që është me rëndësi edhe për raportet me boshnjak, pjesën myslimane në vendet përreth dhe një pjesë edhe me shqiptarët.
Përndryshe sipas agjencisë Anadollia, takimi mes presidentit Erdogan dhe Vuçiq është zhvilluar në Vahdetin në rezidencën presidenciale dhe ishte i mbyllur për media.
Në lidhje me raportet ekonomike mes dy vendeve sipas Vuçiq, po rritet shkëmbimi tregtar dhe investimet turke janë me rëndësi në Serbi posaçërisht në qytetet e vogla, kua investues turq kanë hap fabrika që ndikon në shpërnguljen e banorëve nga ato vende, sepse krijojnë vende pune në vendin e vetë.