Muaj më parë Mitrovica ishte troditur nga vdekja e të riut Fatos Kalaja.
Mitrovicasi Kalaja, i cili vdiq në moshën 37 vjeçare, ka qenë i njohur në qytetin e Mitrovicës si një djalë punëtor që gëzonte respekt të madh.
Sikur të ishte në mesin tonë, Fatosi do ta festonte ditëlindjen e tij të 38-të.
Nëna e tij, Kumrija dhe fëmijët e të ndjerit Leka, Bora dhe Rroni e kanë kujtuar sot ditën e lindjes së Fatosit.
“Urime ditëlindja engjulli ynë mbrojtës! Sikur të ishe në mesin tonë do tv festonim bashkë...malli dhe dhimbja për ty shtohet cdo ditë e më shumë”.