Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se është takuar në Zagreb me një mik të Kadri Veselit.
Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, Dragan Krali, Agjent kroat dhe siç i referohet ai, dashnori i Ilirianës, i ka bërë të fala Kadri Veselit.
Sipas Miftari, ai ka pyetur për mikun e tij, Veselin se pasi gjendet në burgun e Hagës, si po i ecë kontrabanda me karburante në veri?
Postimi i plotë:
Kadri e takova rastësisht D. K. një ditë sa isha mysafir në kryeqytetin Kroat në Zagreb, në restorantin Stari Hrast.
Ju bëri shumë ‘selam’ aj miku i juaj, agjenti sekret Kroat (SAO-s) Dragan Krali dashnori i Ilirianës, dhe pyeti se tani pasi jeni në burgun e Hagës, a po ju ecë mirë akoma kontrabanda me naftë e benzinë... në veriun e Kosovës, dhe a i keni akoma nën kontrollin tuaj policin dhe doganierët në veriun e Kosovës pas ndërrimit të qeverisë, a po ju hap pushteti telashe tani?