KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar konsumatorët se ka filluar çkyçja ng rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjëve.
“Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë. Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, parreshtur po zbatojnë Vendimin e mësipërm. Ky aksion veçse ka filluar të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizmit për konsumatorë”, njofton Hidrodrini.
Ky aksion sipas tyre është shtrirë në tërë zonën e mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM ME RËNDËSI
KRU 'Hidrodrini' – Pejë,
Njofton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë se ka filluar çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjëve, duke filluar nga ekonomitë biznesore.
Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë.
Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, parreshtur po zbatojnë Vendimin e mësipërm.
Ky aksion veçse ka filluar të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizmit për konsumatorë.
Aksioni është shtrirë në tërë zonën e mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Uji është jetë, ta paguajmë dhe ta ruajmë, duke e përdorur racionalisht!
Me respekt;
Zyra për Media e KRU 'Hidrodrini' - Pejë