Kërcënon Palma, përmend gjakderdhjen

Lajme

Kërcënon Palma, përmend gjakderdhjen

Nga: F. B Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:55
Dragan Markoviç

Kreu i Partisë “Serbia Unike” Dragan Markoviç – Palma ka thënë sot se “jemi mësuar me befasitë e pakëndshme nga ana e shqiptarëve të Kosovës, duke kërcënuar se Serbia nuk do të jetë vëzhgues në përndjekjen e serbëve nga Kosova”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Por nuk mund të dimë kush janë mentorët që i mësojnë, as shtetet që ju japin mbështetje dhe ajo që quhet nënshkrim në Bruksel që e përpiluan fuqitë e mëdha që vendin me vjet për Serbinë që nuk respektohet. Si duket shqiptarët e Kosovës duan të nxisin trazira,  ashtu që të ndodhë gjakderdhja”, tha Palma.

Mendoj se Serbia e di cilat janë qëllimet e kryeministrit Kurti, ne presim nga vendet anëtare si Gjermani e Franca të dalin me kumtesa dhe të ju thonë shqiptarëve që mos të bëjnë atë”, tha Markoviç.

Me kryeministrin e Shqipërisë Rama kemi nënshkruar ‘Ballkanin e hapur’ , ai e di se ajo që bëjnë shqiptarët e Kosovës, nuk i sjell të mira askujt, sepse nëse ndodhë përndjekja e serbëve, Serbia nuk do shikojë si vëzhgues”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat