Befason Vuçiq, thotë se kishte informacione për aksionin e Policisë së Kosovës - paralajmëron serbët për këtë gjë

Lajme

Befason Vuçiq, thotë se kishte informacione për aksionin e Policisë së Kosovës - paralajmëron serbët për këtë gjë

Nga: M.H. Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:23
Aleksandar Vuçiq

Pas ngjarjeve të fundit në vend, presidenti Vuçiq ka mbajtur një konferencë urgjente.

Ai tha se kjo është një nga ditët më të vështira ne, shkruan “Novsti.rs”, përcjell “Bota sot”.

Vuçiq thotë se shqiptarët punësuan snajperistë për të mbuluar shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtonin veprimet e tyre të paligjshme.

Ne e dinim mbrëmë se çfarë po planifikonte Prishtina. Sot, pas orës gjashtë, ato forca u zhvendosën në veri të Kosovës dhe Metohisë. Ky është ndërhyrja e gjashtë, por më brutale deri më tani “, tha Vuçiq.

Presidenti kujtoi se Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja me Beogradin.

Ne kishim dy marrëveshje, nga viti 2011 dhe 2016. Këto janë 4 marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016, dhe pastaj deri në vitin 2021. Detyrimi themelor i Prishtinës ishte formimi i KPK”, kujtoi Presidenti Vuçiq.

Kujtojmë që sot Prishtina ka marrë një vendim që automjetet me targa nga Serbia qendrore duhet të kenë regjistrime të përkohshme, të ashtuquajturat Kosova./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat