Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë në Serbi, Kosova tema kryesore

Lajme

Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë në Serbi, Kosova tema kryesore

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:29
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të kryesojë seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në të, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së tij për media, seanca është caktuar për në orën 10 të mëngjesit në Pallatin e Serbisë, pas së cilës njëri nga anëtarët e Këshillit do t’iu drejtohet mediave.

Ky takim është thirr pasi që të hënën Kosova vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat