Reagon edhe Milovan Drecun

Lajme

Reagon edhe Milovan Drecun

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 10:45
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi se populli serb ka treguar se do të luftojë me këmbëngulje për lirinë e tij të lëvizjes, të cilën siç tha ai ”Kosova po e kufizon në mënyrë më të vrazhdë”.

Ai tha për RS se është i shqetësuar për numrin e Njësive Speciale në Kosovë.

Prishtina po ndërmerr hapa të njëanshëm që shkelin rëndë Marrëveshjen e Brukselit dhe tregon se nuk do ta respektojë atë, veçanërisht në pjesën kryesore që lidhet me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

Kurti ka shpallur masat e reciprocitetit për një kohë të gjatë. Ai u kritikua për një kohë nga partia e Haradiinajt se nuk ishte gati për të ndërmarrë veprime, dhe zgjedhjet lokale dhe vazhdimi i dialogut janë duke u zhvilluar”, tha Drecun.

Ai shtoi se me këtë lëvizje, Kurti “tregoi se është i gatshëm të vendosë masa të njëanshme, një qëndrim të vendosur ndaj Beogradit, të mos ketë frikë nga askush dhe asgjë dhe se ai do të këmbëngulë në masat që mendon se duhet të marrë, duke blerë kështu mbështetjen politike të votuesve”.

Ai gjithashtu deklaroi se Miroslav Lajçak, me deklaratat e tij gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, inkurajoi lëvizje të tilla të njëanshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat