Mediet e Vuçiqit: Shqiptarët provokojnë luftë!

Lajme

Mediet e Vuçiqit: Shqiptarët provokojnë luftë!

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:57
Aleksandar Vuçiq

Tabloidi serb “Informer”, i cili është nën kontrollë të plotë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar me avazin e vjetër, në ballinën e saj ka përdorur termin pezhorativ “siptari”, i cili është në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës në Serbi që thotë se ky term është i pasaktë dhe ofendues.

Sipas këtij mediumi, i cili vazhdimisht shprehë urrejtje të hapur ndaj shqiptarëve, “Shqiptarët po provokojnë luftë”, duke iu referuar aksionin të djeshëm të Policisë së Kosovës për vendosje të reciprocitetit me targa.

Nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave.

Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat