Ish-ministri nga komuniteti serb ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar në Merdar

Lajme

Ish-ministri nga komuniteti serb ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar në Merdar

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:15
Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar në Merdar

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë është parë se ka ndërruar targat e veturës, kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave.

Rikallo sot ka hyrë në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar Merdarë.

Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.

Ai ishte shkarkuar në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.

Siç njofton media pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.

Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

E gjithë kjo krijoi pakënaqësi të serbëve, të cilët protestuan gjatë gjithë ditës së hënë duke kundërshtuar këtë vendim.

 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat