Një i ri ka humbur jetën sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Media ka mësuar se i riu është 16 vjeçari E.D nga fshati Bujan.
I njëjti burim ka thënë se ai vdiq pas kontaktin me rrymën pasi ishte duke punuar në biznesin familjarë.
Për vdekjen e ti kanë njoftuar edhe familjarët në rrjete sociale.