Vjen reagimi nga Serbia, ja çfarë thotë Petkoviq për kërkesën e Kurtit

Lajme

Vjen reagimi nga Serbia, ja çfarë thotë Petkoviq për kërkesën e Kurtit

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:55
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është më përgjegjësi për destabilizimin e situatës në Kosovë”.

“I vetmi person që avokon hapur destabilizimin e situatës në Kosovë është Albin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të çmendura dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon”, tha Petkoviq.

Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi se “si planifikon të negociojë Albin Kurti, ndërsa ai shkon te njerëzit me, automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës”.

“Beogradi zyrtar gjithmonë ka theksuar se është gati për bisedime dhe dialog, por çfarë lloj dialogu është ky ndërsa Prishtina mban snajperistë dhe armë të gjata te populli ynë dhe ndërsa liria e tij e lëvizjes po mbrohet brutalisht? Një kompromis mund të arrihet në bisedime, por jo dhe me politikën e dhunshme dhe agresive të Prishtinës, le të jetë e qartë për të gjithë", thekson Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat