Ministria e jashtme ruse, është e shqetësuar për “shkak të ashpërsimit të situatës në Kosovë dhe konsideron se veprimet e qeverisës së shqiptarëve të Kosovës janë provokim qëllimi i të cilave nxjerrja e serbëve nga krahina autonome”, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota sot”.
“Jemi shumë të shqetësuar me ashpërsimin e situatës në regjionet veriore serbe të krahinës autonome të Kosovës... Në thelb, bëhet fjalë për përpjekjen e shqiptarëve lokalë të marrin hapësirat e krahinave të banuara me serb dhe atje të vendosin kontrollin e vetë. Këta hapa i konsiderojmë si provokim qëllimi i të cilave është vazhdimi i spastrimit etnik dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse.
Ministria ruse po ashtu ka ftuar autoritetet e shqiptarëve të Kosovës që urgjentisht të tërheqin njësitë policore nga pjesa veriore e krahinës, të ndalojnë sabotimin dhe seriozisht të i përkushtohen detyrave për zgjidhjen e situatës.
“Presim që mbështetësit amerikan edhe evropian të Prishtinës përfundimisht të kenë efekt kthjellues në mbrojtësit e tyre dhe të evitohet skenari shkatërrues që kërcënon të gjithë regjionin”, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse.