Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ndodhet në Budapest në një samit demografik, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve rreth situatës në veri të Kosovës, ka theksuar se “është shumë i shqetësuar për sulmet ndaj serbëve por ajo është pyetje për NATO dhe KFOR-in”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.
“Nëse do të ketë sulme fizike sikurse në vitin 2004, ajo nuk të ndodhë. Pres takim urgjent të ekipit drejtues lishur me Asociacionin e komunave serbe”, tha Vuçiq.
Sipas tij, kur të vijë deri të përmbushja reale e marrëveshjes së Brukselit atëherë do të frikësohet arrestimeve.
“Ata kërkojnë agjentët serb në male, fshihen, frikësohen nga secili dru. Ata të gjitha këto mund të i bëjnë, e kur të vijë tek përmbushja reale e marrëveshjes së Brukselit, e atëherë do të arrestojmë, ja çfarë hipokrizie flitet këtu”, tha ai
“Nga Kurti asgjë tjetër nuk kam pritur”, tha Vuçiq.
Ai u ndërlidh edhe me promovimin e librit të gruas së Kurtit, duke thënë se askush nuk frikësohet nga fjalët e një libri dhe Serbia duhet të jetë mbi atë nivel..
“Si mund të jetë vetëvendosja thelbi i lirisë për të gjithë, e për serbët? Kjo është pyetja ime për të gjithë? Pse serbët nuk kanë të drejtën e njëjtë? Çdo gjë që juve ju lejohet, që është maja e lirisë së mendimit, ne nuk na lejohet. E dimë se jemi të vegjël, se kundër i kemi fuqitë e mëdha. E dimë pozicionin tonë, vetëm mos na e shpjegoni këtë me parime”, ka thënë Vuçiq.