Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në SHBA.
Mbrëmë ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet përkrah George Soros.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, ka shkruar Rama.
E ndjekësit e kryeministrit nuk e kanë kursyer atë, derisa kanë bërë komente të ndryshme kundër Sorosit, përcjell Bota sot.
Disa e kanë quajtur armik të shqiptarëve dhe jo mik, derisa e kanë kritikuar Ramën për bashkëpunimin me të.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej komenteve të ndjekësve në llogarinë e kryeministrit Rama në Facebook./BS/