KFOR-ri përgjigjet rreth raportimeve se helikopterët e ushtrisë serbe hynë në hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme

KFOR-ri përgjigjet rreth raportimeve se helikopterët e ushtrisë serbe hynë në hapësirën ajrore të Kosovës

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ka mohuar se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës pasditen e kësaj së premte.

Nuk kemi informacione që fluturimet serbe e kanë kaluar vijën kufitare administrative”, thuhet në një përgjigje të KFOR për Kk.

“KFOR mbetet i fokusuar në përmbushjen e mandatit të vetë për çdo ditë – i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999m për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Pasdite ka pasur raportime së tre helikopterë të ushtrisë së Serbisë kanë kaluar në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat