“Kjo situatë është shqetësuese”, flet ambasadori rus në Beograd

Lajme

“Kjo situatë është shqetësuese”, flet ambasadori rus në Beograd

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:32
Aleksandar Bocan Kharchenko

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko shprehu mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Serbisë karshi zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese”, tha ambasadori rus, raportojnë mediat serbe.

Bocan Kharchenko shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, formuloi rrugën përmes hapave që do të zgjidhej situata.

Sipas tij, përgjegjësia për situatën në veri bie mbi institucionet e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat