Është zbardhur së fundit biseda të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar përmes telefonit me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se Serbia do vazhdojë të respektojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, të gjitha rregulloret ndërkombëtare.
Tutje thuhet se Vuçiq i ka thënë Borrellit se Serbia nuk do heq dorë nga angazhimi i saj për paqen, sipas tij, pavarësisht ”sjelljes së papërgjegjshme, joserioze dhe kriminale nga autoritetet e Prishtinës”.
Vuçiq sot zhvilloi bisedë telefonike Borrell ku me atë rast, përfaqësuesi i Lartë i BE-së bëri thirrje për durim, ruajtjen e paqes dhe vazhdimin e dialogut në Bruksel, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.