Drecun kërcënon, ka një vërejtje për Kosovën

Lajme

Drecun kërcënon, ka një vërejtje për Kosovën

Nga: F.B Më: 27 shtator 2021 Në ora: 09:12
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar sot në mëngjes se kryeministri i institucioneve të Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron të ndalet nga aksionet e dhunshme të njëanshme në veri, duke dëshiruar të na detyrojë të pranojmë këtë gjendje, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Drecun ka treguar për rrezikun nga aksionet e këtilla, duke shtuar se nëse lëshohet pe secili hap tjetër, do të jetë në drejtim të detyrimit të pranimit dhe lëshim tjetër pe.

Por, qëndrimi ynë është i fortë”, tha Drecun në programin e mëngjesit në Kurir TV, duke u ndërlidhur edhe në rëndësinë që ka liqeni i Ujmanit në furnizimin me energji elektrike të veriut të Kosovës.

Drecun shtoi se rrteh 720 persona nga njësitet speciale të Prishtinës ndodhen në atë pjesë dhe tensionet e krijuar janë rrezik potencial për shpërthim.

Këtu dikush krijon krizë dhe rrezikon ekzistencën e popullit tonë dhe ne nuk mund të mos reagojmë dhe ky nuk është kërcënim por vërejtje”, sqaroi Drecun, duke shtuar se atje ësht territori ynë dhe nëse tjerët nuk mund të mbrojnë popullin tonë dhe ta marr atë përsipër si NATO, atëherë ne do ta bëjmë atë vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat