Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Pagjeturit, Andin Hoti, përgënjeshtroi lajmin e publikuar sot në një medium, i cili thoshte se do të kthehen eshtrat e intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Media në fjalë raportoi sot se eshtrat e Ukshin Hotit do të kthehen edhe eshtrat e gjashtë të zhdukurve të tjerë.
Ky medium duke u thirrur në burime të tij, shkroi se organet në Serbi prej kohësh kanë provuar që të vihen në kontakt me njerëz në Kosovë për të gjetur një modalitet që mbetjet e kufomave, përfshirë ato të Ukshin Hotit, të kthehen, por të mos u dorëzohen institucioneve në Prishtinë.
Por, krejt kjo është përgënjeshtruar nga Andin Hoti, që është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti.
“LAJM I RREJSHËM / FAKE NEWS”, shkruan ai në Facebook.