Sot në qytetin e Pejës me një ceremoni rasti është inauguruar Qendra Nacionale e Xhudos. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në Facebook theksoi se sportistët e Pejës saj janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës.
Sipas Haradinajt, investimi i shtetit në infrastrukturën sportive të këtij qyteti, është investim jo vetëm për sportin, por për identitetin e shtetit
“Peja është qyteti i kampionëve, i medaljeve të arta olimpike. Sportistët e saj janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës. Ata na kanë bërë krenarë me qindra herë. E kanë ngritur flamurin e shtetit të Kosovës në piedestal të ngjarjeve globale sportive. Prandaj, investimi i shtetit në infrastrukturën sportive të këtij qyteti, është investim jo vetëm për sportin, por për identitetin e shtetit. I lumtur që sot isha në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos. Gjithmonë me sportistët pejanë. RH”, shkroi Haradinaj në Facebook.