Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 4 mijë e 320 mostrave, pozitiv me CoVID-19 kanë rezultuar 68 persona.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve 8 persona kanë humbur betejën me CoVID-19, derisa janë shëruar edhe 323 persona.
Njoftimi i plotë:
28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
Në total numri i rasteve aktive është 3.342.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!