‘Çmendet’ ministria serbe, pasi disa persona vendosën flamurin e UÇK-së në ambasadën e tyre në Finlandë

Lajme

‘Çmendet’ ministria serbe, pasi disa persona vendosën flamurin e UÇK-së në ambasadën e tyre në Finlandë

Nga: A.M Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:27
Flamuri i UÇK -së

Një flamur me simbolin UÇK -së u shfaq këtë mëngjes në portën e oborrit të Ambasadës Serbe në Finlandë, në Helsinki, njoftoi Ministria serbe e Punëve të Jashtme.

Kjo ministri iu referua UÇK-së si organizat terroriste.

"Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë vendosën flamurin e UÇK-së terroriste (e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës)," thuhet në deklaratë, shkruan Kosovo online, transmeton “Bota sot”.

Siç bëhet e ditur, këtë mëngjes, ambasadori Sasha Obradoviq hoqi flamurin nga hyrja e oborrit të ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit për incidentin, i cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu një hetim.

"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dënon ashpër këtë akt provokues dhe vandal dhe pret që autorët të gjenden", thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat