Lama: Pjesëmarrja e përfaqësuesit amerikan në tryezën e bisedimeve është lajm pozitiv

Lajme

Lama: Pjesëmarrja e përfaqësuesit amerikan në tryezën e bisedimeve është lajm pozitiv

Nga: M.L. Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:41
Alma Lama

Ish ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Itali Alma Lama e konsideron si lajm pozitiv pjesëmarrjen e përfaqësuesit amerikan në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Lama në një postim në Facebook shkruan se rikthimi i rolit të SHBA-së në Ballkan është i domosdoshëm.

“Pjesëmarrja e përfaqësuesit amerikan në tryezën e bisedimeve ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, është lajm pozitiv. Rikthimi i rolit pro-aktiv të SHBA-së në rajon është i domosdoshëm, ndërsa asnjë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë nuk mund të arrihet pa prezencën dhe fuqinë e tyre”, shkruan Lama në Facebook.

Ndryshe, Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të mërkurën u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat