Aktivizohet gracka e Moskës në veri: Ja zhvillimet e rrezikshme që mund të ndezin konfliktin!

Lajme

Aktivizohet gracka e Moskës në veri: Ja zhvillimet e rrezikshme që mund të ndezin konfliktin!

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:55
Aleksandër Vulin

Në mënyrë të çuditshme, disa media shqiptare në Prishtinë në Tiranë po japin një lajm sipas të cilëve po tërhiqen forcat ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën e po shkojnë në kazermat e Rashkës.

Nuk ka asnjë konfirmim të lajmit që u dha para pak kohëve nga televizioni serb N1, nuk ka asnjë konfirmim real.

Sipas të gjitha gjasave, ky njoftim është një sajese mjeshtrore e shërbimeve serbe e ruse, të cilat kanë përgatitur një rreng të madh, që sipas të gjitha gjasave mund të aktivizohet në këto 48 orët e fundit.

Pas takimit të ambasadorit rus me Vuçiçin, takim ku ka qenë prezent edhe kreu i BIA-s serbe, u përhap lajmi për “largimin e ushtrisë”.

Ndërkaq, mediat serbe kanë përhapur me shpejtësi një tjetër lajm që duket sërish një skenar i pastër.

Sipas njoftimit, në Mitrovicën e Jugut, që kontrollohet nga shqiptarët, janë sulmuar disa serb të Kosovës, që kishin shkuar për disa dokumente në Agjencinë e Bujqësisë.

“Kosova Online”, media në gjuhën serbe në Kosovë, e cila është një zgjatim i ‘Sputnik’-ut e financohet nga Kremlini, ka shkruar se “Një grup prej 15 serbësh nga komunat në veri të Kosovës u sulmuan në pjesën jugore të Mitrovicës së Kosovës, ndërsa i dorëzonin dokumentet Agjencisë së Bujqësisë.

Një grup të rinjsh shqiptarë i sulmuan fizikisht, dhe për fat nuk pati lëndime serioze, edhe pse disa u përdorën në sulm shishe dhe thika”.

Media ruse e Kosovës, “Kosova Online” ka marrë regjistruar edhe një prononcim të një zyrtari të Agjencisë Bujqësore, Shefki Bajrami, i cili thotë se ka pasur një sherr.

Në vend ka mbërritur policia e Kosovës, por serbët nuk kanë pranuar të bëjnë denoncim. Më pas për median ruse, këta serbë thanë se kanë ardhur një grup shqiptarësh me inat e bërtisnin: “UÇK, UÇK dhe jashtë rusët nga Kosova”.

Duket fiks një skenar i përgatitur me shumë mjeshtri në mënyrë që ky të jetë preteksti i asaj që është gatuar në Beograd.

Dërgimi i KFOR-it në Veri të Kosovës  dhe patrullimi i trupave të NATO-s me helikopterë, çka është demonstrim i ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, i ka prishur planin Beogradit dhe sipas gjasave,  plani pritet të riaktivzohet shpejt.

Pak ditë më parë, Aleksandër Vuçiç deklaroi: “Nëse rrezikohen serbët e Kosovës siç ndodhi në vitet 1995 dhe 2004, do t’i lëmë NATO-s 24 orë për të ndërhyrë, pas këtij afati do të hyjmë forcërisht me trupa për të mbrojtur vëllezërit tanë”. Pra duket se gjithçka është pjesë e një plani, që është hartuar në Moskë.

Daniel Server, eksperti shumë i njohur amerikan i Ballkanit ka deklaruar se Serbia nuk po qëndron në dy karrike, ajo tashmë ka zgjedhur Rusinë, dhe nuk është gjë tjetër veçse marionetë e Moskës.

Server, deklaroi se vendimi i targave është i drejtë, por që duhet të zbatohet me sukses. Analisti amerikan i ka kërkuar urgjent SHBA t’i bëjnë të ditur Serbisë që të tërheqë ushtrinë, ndryshe do të ndërpresë bashkëpunimin ekonomik e ushtarak.

“Serbia po bëhet një kukull qorre e Moskës që po ndihmon Rusinë të krijojë telashe në Ballkan. Ajo nuk është ulur më në dy karrige, por vetëm në atë antidemokratike. Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen e të kuptojnë këtë realitet”, tha Server.

Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të dobishme, por do t’ua lë kolegëve të mi diplomatë të vendosin për çështjen e përfshirjes direkte. Disavantazhi është se pjesëmarrja e SHBA -së rriste presionin nga pala serbe për të ndërhyrë. Kjo do të ishte ide e keqe”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat