Rusia rikonfirmon mbështetjen ndaj Serbisë në raport me Kosovën

Lajme

Rusia rikonfirmon mbështetjen ndaj Serbisë në raport me Kosovën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:17
Pamje nga veriu

Rusia e ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj Serbisë  në raport me Kosovën.

Kjo është thënë gjatë një takimi që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte me ambasadorin rus në Beograd, Botsan Kharchenko.

Ky i fundit ishte afër kufirit me Kosovën, gjatë kohës sa Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po qëndronin afër pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Ai në takim me Vuçiqin, theksoi se “Rusia është e shqetësuar në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës”.

Ndërsa, Vuçiq ka shprehur mirënjohje ndaj Rusisë për përkrahjen e ofruar, raporton “Novosti”.

Situata në Veriun e Kosovës.

Automjetet e blinduara të ushtrisë serbe janë larguar të mërkurën nga kufiri me Kosovën.

Dy prej mjeteve ushtarake të blinduara “Lazar” dhe “Milosh” kishin qenë të stacionuara në Rashkë nga e hëna, dy kilometra larg kufirit në Jarinje, raporton N1.info.

Këto mjete ishin stacionuar afër rrugës, teksa ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste deklaroi se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake.

Lëvizjet e aeroplanëve ushtarak serbë janë bërë gjatë disa ditëve për shkak të tensionimit të situatës në Veri të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat