Petkoviq: Ende nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Kosovën

Lajme

Petkoviq: Ende nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Kosovën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:56
Petar Petkoviq

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka thënë se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kosovën, njofton Tanjug.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është në Bruksel, ku ende po diskuton me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është arritur një draft-marrëveshje dhe po pritet vetëm miratimi nga pala serbe. Ai ka treguar tri pikat e marrëveshjes, ndërsa ka thënë se pala serbe nuk po pajtohet vetëm me çështjen e veturave KM, për të cilat mendon se nuk duhet aplikuar stikersat.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se bisedimet po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat