Blerim Vela, Shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vela në një postim në twitter ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po manipulon me audiencën e tij. Kjo pasi pranoni reciprocitetin ndonëse në fillim e kishte kundërshtuar.
“Vuçiq përsëri manipulon me audiencën vendase në Serbi. Më 22 shtator deklaroi se dialogu nuk do të zhvillohet me Kosovën pa u kthyer në situatën para se të merrej masa e reciprocitetit. Më 29 shtator u angazhua pa kushte në dialog dhe pranoi reciprocitet”, ka shkruar Vela në Twitter.