Kandidati nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një debat zgjedhor për të prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, tha se nuk e kishte me vete.
Hasani, tha se nuk e kishte me vete programin por erdhi që t’iu tregoj të gjithëve se është i pari, dhe të solidarizohet me kandidatët tjerë.
Por ai ‘’fajësoi’’ dikë në studio se i kishte marrë programin, ose e kishte harruar në veturë.
‘’Unë programin ose e harrova në kerr ose e lashë këtu e ma mori dikush se nuk e kom me vete, kështu që ma shumë kam ardhur me u solidarizu me kandidatët tjerë, programi ka mbërritur në duart e qytetarëve’’, tha Hasani.
Nuk është vetëm Hasani i cili ‘’harroi’’ programin e tij, pasi e njëjta ndodhi edhe para pak ditësh me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin.
Ai tha se kishte harruar në veturë programin e tij zgjedhor, edhe pse ishte ftuar për ta prezantuar atë.