Suzana Gërvalla, bashkëshortja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, ka njoftuar se sot do ta përkujtojnë Jusufin në 76 vjetorin e lindjes.
Ajo ka thënë se ky përkujtim do të shënohet së bashku me nxënësit e shkollës “Jusuf Gërvalla”.
Zonja Suzana ka falënderuar miqtë dhe familjarët që i kanë qëndruar pran në ditë të mira e të rënda.
“Një jetë e tërë e jetuar së bashku. Sot, së bashku me nxënësit e shkollës “Jusuf Gërvalla” do ta kujtojmë në Dubovik Jusufin në 76-vjetorin e tij të lindjes. I falënderoj shumë të gjithë miqtë dhe familjarët, të cilët me dekada na qëndruan pranë, në ditë të mira dhe të rënda. I falënderoj të gjithë ata që përgjatë këtyre viteve nuk reshtën asnjë herë së ndari me ne kujtimet e tyre për Jusufin, duke na e mbushur zbrazëtinë e shkaktuar nga mungesa e tij”, shkroi Gërvalla në Facebook.
Ndryshe, Jusuf Gërvalla, së bashku me Bardhosh Gërvallen e Kadri Zekën u vranë në Gjermani më 17 janar 1982.