Aktori shqiptar, Çun Lajçi ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh i konfuzuar me situatën aktual në Kosovë.
"Dikush tha u arrit marrëveshja e vitit 2016, kur Edita ishte kryenegociatore. Por tani as ajo s’asht e knaqun! Dikush tjetër tha ma n’fund Serbia u gjunjëzua, por Vuçiq thot Serbia triumfoi!Analistat (që po iu thonë t’shitun e t’paguem) thonë e humbem veriun…
M’kallxoni kujt me i besua, kur as nji veshje shqiptarit si bjen taman?!”, shkroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ma n’fund u ba diçka me targat n’Bruksel!
Dikush tha u arrit marrëveshja e vitit 2016, kur Edita ishte kryenegociatore.
Por tani as ajo s’asht e knaqun! Dikush tjetër tha ma n’fund Serbia u gjunjëzua, por Vuçiq thot Serbia triumfoi!
Analistat (që po iu thonë t’shitun e t’paguem) thonë e humbem veriun… !
Do tjerë thanë ne do t’protestojmë për dështimin me reciprocitetin por edhe për gazin Rus!
Dikush mund t’ketë të drejtë, por dikush edhe jo!
M’kallxoni kujt me i besua, kur as nji veshje shqiptarit si bjen taman?!