Në pikën kufitare në Jarinjë, ku po pritet të bëhet heqja e barrikadave, po vazhdon të jetë situata e qetë.
Ekipet e medias të cilat po qëndrojnë atje kanë bërë të ditur se ka pasur disa bisedime të thjeshta mes udhëheqësit të Njësisë Speciale dhe atij të KFOR-it në Jarinjë.
Në mëngjes protestuesit kanë filluar t’i ndezin kamionët.
Barrikaduesit kanë qëndruar të gatshëm dhe të relaksuar si dhe janë kujdesur që të mos lënë mbeturina, duke i djegur ato.