“Serbia, Serbia” brohoritjet e serbëve që nuk po largohen nga Jarninja

Lajme

“Serbia, Serbia” brohoritjet e serbëve që nuk po largohen nga Jarninja

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:14
Protestuesit serbë në Jarinjë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga pika kufitare në Jarinjë.

Po ashtu edhe kamionët të cilët ishin përdorur si barrikada tash e 13 ditë.

Derisa ka ndodhur kjo protestuesit serbë janë dëgjuar të kenë brohoritur “Serbia, Serbia”.

Një përfaqësues i Policisë së Kosovës është afruar për komunikim me protestuesit për t’i pyetur rreth atij kamioni, megjithatë është larguar menjëherë pas pak çastesh pa ndonjë përgjigje.

Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat