“Ne ende kemi probleme me Serbinë, Kosova nuk është problem. Problemi është Serbia, veçanërisht presidenti i atij vendi që mendon dhe flet si në vitet 90 të shekullit të kaluar”, kishte thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ditë më parë.
Këtë deklaratë e ka komentuar Vuçiq nga Dubai për TV Prva, duke thënë se për atë është një kompliment.
“Kurti tha se Kosova ka një problem të madh, i cili ka emrin dhe mbiemrin e vet (Aleksandar Vuçiq). Unë jam i lumtur sepse unë dhe ekipi im po bëjmë hapa të mëdhenj. Ky në fakt është një kompliment”.
Vuçiq tha se 50 përqind e gazetave shqipe në Kosovë janë kundër tij, njësoj sikurse në Kroaci dhe Mal të Zi.