Ramush Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

Lajme

Ramush Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 09:56
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar Gjermanin për Ditën e Bashkimit.

Haradinaj ka konsideruar se “Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor”, duke shtuar se Gjermania “ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues”.

Në fund, Haradinaj ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për Qeverinë dhe Popullin Gjerman, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe të gjithë gjermanëve që shërbejnë në Kosovë. 

Postimi i plotë

Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë.

Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor. Ajo ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues.

Mirënjohje dhe falënderim, Qeverisë dhe Popullit Gjerman, Ambasadës Gjermane në Prishtinë, gjermanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhët e KFOR-it.

Urime Dita e Bashkimit Gjerman!

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat