Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.
Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uroi përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.
"Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë", u shpreh Kurti.
Ai falënderoi Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve.