Abazoviq flet për ‘Mini shengenin”: Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam për kufijtë e padukshëm

Lajme

Abazoviq flet për ‘Mini shengenin”: Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam për kufijtë e padukshëm

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 09:22
Dritan Abazoviq

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë emisionit “Opinion” ndër të tjerash ka folur edhs për Minishengenin.

Ai u shpreh se kjo ide është afër ideve të tij personale.

Sipas tij, kufijtë duhet të bëhen të padukshme, por jo të ndryshohen.

Ideja e Minishengenit është shumë afër ideve të mia personale. Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale. Në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet ku Vuçic dhe Rama duan që të krijohet një supershtet ose diçka tjetër. Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshëm. Ta shihni tabelën “Mirësevini në Shqipëri”, “Mirësevini në Mal të Zi”, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, tha Abazoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat