PDK e Mitrovicës po vazhdon riaktivizimin e strukturave të 'vjetra' të partisë në garën për kryetar komune, ku i fundit që doli publikisht është Ismail Smakiqi, që ishte nënkryetar i Bajram Rexhepit gjatë qeverisjes 2007-2009, kur PDK-ja kishte marrë pushtetin komunal në Mitrovicë.
Në vazhdën e riaktivizimit të strukturave të vjetra, dje edhe Ylber Durmishi, ish drejtor komunal i Bajram Rexhepit ka dalë hapur në përkrahje të PDK-së.
Ndryshe, Ismail Smakiqi ka qenë Drejtor i Akademisë për Siguri Publike, që është faktikisht shkolla e policisë së Kosovës, e që ishte konsideruar pozicion mjaftë i ndjeshëm që të ushtrohej nga një person që vinte nga PDK-ja.
Ismail Smakiqi