Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Stefan Krkobabiç në emër të grupit parlamentar 3P ka deklaruar se “PUPS konsideron se ruajtja e Kosovës në përbërje të Serbisë është një ndër interesat më të rëndësishme shtetërore e kombëtare”, shkruan “Pink.rs” transmeton “Bota Sot”.
Në harmoni me këtë, ai shtoi se:
“Kosova është jo vetëm çështje shtetërore, juridike, demokratike, kombëtare dhe qytetare por edhe çështje thelbësore e pasurisë dhe ekzistencës së qytetarëve të vendit tonë.
Termi “prona” dhe “pronësia” kuptohet nga të gjithë në botë, posaçërisht vendet e perëndimit, ndër to edhe ato që fabrikuan dhe pranuan Kosovën e pavarur. Për këtë shkak “çështja e pronësisë” pasurisë natyrore edhe materiale në Kosovë, pra pasuria e shtetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj, si dhe pasuria e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe bashkësive fetare duhet të jetë para të gjitha temave prioritet mbi prioritete, kur bëhet fjalë për agjendën e dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës".
Stefan Krkobabiç ka tërhequr vërejtjen dhe kërkon për shkak të obstruksionit të hapur të kësaj çështje thelbësore e jetësore nga ana e ndërmjetësuesit që vjen nga BE, Republika e Serbisë duhet për këtë të njoftojë OKB, e cila në bazë të rezolutës 1244 është adresa burimore për kontroll dhe menaxhimin me dialogun e Brukselit.